dailyvideo

Ambasadorët, takime intensive me anëtarë të Kolegjit Zgjedhor

Topi: Gjyqtarët të respektojnë statusin e tyre

Vetëm katër ditë para vendimit “historik” të Kolegjit Zgjedhor për rezultatin e zgjedhjeve në Tiranë, ky institucion është kthyer në qendrën e vëmendjes së faktorit ndërkombëtar. Burime diplomatike kanë bërë të ditur për “Shqip”, se dy nga ambasadorët, përbërës së trojkës diplomatike, kanë zhvilluar takime individuale me anëtarët e Kolegjit Zgjedhor. Burimi që bën të ditur faktin, nuk jep detaje të hollësishme për bisedimet, por natyrisht tema ka qenë mbështetja e fortë që faktori ndërkombëtar u jep gjyqtarëve të Kolegjit për të dhënë drejtësinë në vendimin e tyre të 3 qershorit. Informacionet për këtë zhvillim kanë qenë të kujdesshme edhe për emrat e ambasadorëve, për të cilët burimi diplomatik vetëm sa “lokalizon” paksa situatën, duke bërë të ditur se “dy nga tre pjesëtarët e trojkës” kanë qenë të angazhuar me takimet e këtyre ditëve me anëtarët e Kolegjit Zgjedhor. Pikërisht mosbërja publike e këtyre takimeve tregon më shumë mbështetjet që i është dhënë nga ndërkombëtarët institucionit që pritet të vendosë për Tiranën, sepse një rast tjetër do të komentohej nga qarqet politike, duke ndikuar më shumë në vendimin që pritet të jepet ditën e premte. Në deklaratat e tyre të disa ditëve më parë, ambasadorët më të rëndësishëm të Perëndimit në Tiranë kanë bërë të ditur se politika nuk duhet të bëjë presion mbi anëtarët e Kolegjit dhe të gjithë duhet të pranojnë rezultatin që do të japë kjo trupë gjyqtarësh.

Topi

Një tjetër apel i radhës në mbrojtje të pavarësisë së Kolegjit, ka ardhur edhe nga Presidenti i Republikës, Bamir Topi, i cili nga Vlora ka shprehur mbështetjen për institucionet e pavarura.
Topi, nga Vlora ku mori pjesë në një stërvitje të përbashkët ushtarako-detare të NATO-s, deklaroi se Kolegji Zgjedhor duhet të japë një vendim të drejtë, në përputhje me ligjin. “Shqipëria s’është vend pa ligje. Ligjet janë, problemi është te zbatimi. Çdo institucion e çdo individ që ka në dorë një proces të caktuar, që janë shumë të rëndësishëm, pasi japin një notë për demokracinë, duhet të kuptojë se është ligji dhe vetëm ligji”, pohoi Topi. “E kemi thënë vazhdimisht dhe duket se po e përsërisim. Nëse gjithkush është në rregull me ligjin, Europa do të dijë të vlerësojë”, theksoi ai. Kreu i shtetit nënvizoi për herë të parë edhe se gjyqtarët e Kolegjit duhet të respektojnë statusin e tyre kur të vendosin për Tiranën, që lidhet me integritetin moral, profesional dhe ligjor. “Nuk jemi në atë situatë kur një institucion epror do të flasë në emër të të tjerëve, jo. Do të flasin vetë ata, është statusi i tyre ligjor dhe moral. Të gjitha këto japin standardin e arrirë”, u shpreh kreu i shtetit shqiptar. Presidenti Topi e ka theksuar çështjen e zgjedhjeve, duke kujtuar standardet për integrimin në BE. “Në radhë të parë duhet thënë që është një sfidë e institucioneve dhe institucionet në një vend demokratik, siç është Shqipëria, prodhohen nga politika. Institucioni i parë është institucioni i zgjedhjeve”, deklaroi Presidenti i Republikës.

Posted by fatmir on 05:25. Filed under , , , . You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0

1 commenti for Ambasadorët, takime intensive me anëtarë të Kolegjit Zgjedhor

  1. Përshëndetje Zonja dhe Zotërinj, A keni nevojë për ndihmë financiare? Unë jam Susan Benson. Unë jam një huadhënës dhe gjithashtu një konsulent financiar.

    Keni nevojë për një kredi biznesi, hua personale, kredi hipotekore apo kredi për të përfunduar projektin tuaj? Nëse përgjigja juaj është po, unë do t'ju rekomandoj të kontaktoni firmën time. Ne ofrojmë të gjitha llojet e shërbimeve të kredisë duke përfshirë kredi afatgjata dhe afatshkurtra, kredi të siguruara dhe të pasigurta dhe shumë të tjera. Për më shumë informacion, na shkruani me email: (sunshinefinancialgroupinc@gmail.com) ose më dërgoni mesazh direkt në WhatsApp nëpërmjet: +447360502110 dhe merrni një përgjigje në çast.

    Një kredi nga një kompani e besueshme dhe kompetente është ajo që ju nevojitet për të arritur qëllimin tuaj. Ne jemi një kompani shërbimesh financiare gjithëpërfshirëse dhe jemi të përkushtuar t'ju ndihmojmë të përmbushni të gjitha aspiratat tuaja. Ne jemi të specializuar në ofrimin e zgjidhjeve të strukturuara financiare për individët dhe kompanitë në mënyrën më efektive dhe më të shpejtë.

    * Ju mund të aplikoni për një kredi në çdo kohë, kudo.
    * Shuma fleksibël - Ju vendosni se sa dëshironi të huazoni.
    * Financim i shpejtë i drejtpërdrejtë - Merrni kredinë tuaj brenda 24 orëve pas miratimit.
    * Normë fleksibël interesi prej 3%.
    * Normat e larta të miratimit
    * Shlyerje fleksibël - Ju duhet të zgjidhni datën e ripagimit, javore, mujore ose vjetore për një kohëzgjatje prej 1-30 vjetësh.
    * Aplikim i thjeshtë në internet.
    * Udhëzime dhe ekspertizë e personalizuar.
    * Nuk ka tarifa të fshehura

    Mos humbisni një mundësi për shkak të mungesës së financave. Kontaktoni kompaninë time tani, ne mund t'ju ndihmojmë me një kredi sepse kemi ndihmuar shumë individë dhe organizata që janë përballur me vështirësi financiare në të gjithë botën

    Për më shumë informacion rreth ofertës sonë të kredisë, na dërgoni kërkesën tuaj për kredi nëpërmjet
    Email: (sunshinefinancialgroupinc@gmail.com)
    WhatsApp: +447360502110

    Ndërmjetësuesit/Konsulentët/Agjentët janë të mirëpritur të sjellin klientët e tyre dhe janë 100% të mbrojtur. Në besim të plotë, ne do të punojmë së bashku për përfitimet e të gjitha palëve të përfshira.

KOMENTO

Lajmet e fundit

Komentet e fundit

Lajme BOX1