dailyvideo

Ankesa e PD, ku ndryshon nga ajo qe beri PS me 2009

Partia Demokratike ka ushtruar ankese ne KQZ per te shqyrtuar vetem votat e kontestuara, me te cilat numeruesit, vezhguesit dhe komisioneret e te gjitha paleve nuk binin ne konsensus; ndersa Partia Socialiste kerkoi ne vitin 2009 rinumerimin e te gjitha votave, vecanerisht te atyre votave per te cilat kishte konsensus, pavaresisht se nuk kishte vota te kontestuara apo se numri i tyre ishte me i vogel se marzhi i fitores, keshtu qe nuk do te kishin ndonje ndikim ne rezultat.

Kodi Zgjedhor i Shqiperise bazohet ne idene se ne shumicen derrmuese te rasteve, te gjitha palet do te bien dakord per vlefshmerine ose pavlefshmerine e nje vote dhe keshtu nuk ka mjet (menyre) per te shqyrtuar nje vendim te marre ne menyre konsensuale. Ne fakt, nuk ka mekanizem ligjor per te shqyrtuar votat per te cilat te gjitha palet kane rene dakord. Kjo u konfirmua nga interpretimi perfundimtar i Kodit Zgjedhor nga Kolegji Zgjedhor, i cili vendosi se nese nuk ka pasur kontestim gjate procesit te numerimit, atehere nuk ekzistonte ndonje ceshtje e diskutueshme qe te zgjidhej nga gjykata.

Sidoqofte, per nje numer te vogel votash ne cdo zgjedhje, palet nuk arrijne te bien ne konsensus. Lidhur me kete argument, ekspertet shpjegojne se nese keto vota te kontestuara nuk arriten te shqyrtoheshin, nje kontestim i parendesishem do te njolloste sistemin zgjedhor shqiptar, meqe secila pale do te kishte motiv te sfidonte cdo vote ne zonat ku ato kishin shumicen e komisionereve dhe ne kete menyre do te merrnin vendimin perfundimtar se cilat vota do te futeshin ne tabelen e votave te vlefshme dhe cilat ne tabelen e votave te pavlefshme. Keshtu, - shpjegojne ekspertet, - Kodi Zgjedhor Shqiptar eshte shume i qarte ne ate se cdo pale ka te drejte t'i kerkoje KQZ-se te shqyrtoje votat per te cilat, palet nuk kane rene dakord gjate numerimit te pare ne Qendren e Numerimit te Votave, ne menyre qe te merret vendimi i sakte per vlefshmerine ose pavlefshmerine e votave gjate zgjidhjes se mosmarreveshjes nga ana e KQZ-se dhe eventualisht edhe nga Kolegji Zgjedhor.

Ndryshimi i dyte ka te beje me kohen, me respektimin e shtetit ligjor dhe me procesin e sistemit zgjedhor, te cilin te dyja palet e miratuan gjeresisht ne vitin 2008. Partia Demokratike paraqiti nje ankese brenda tre diteve ne KQZ, periudhe brenda se ciles lejohen ankimimet sipas Kodit Zgjedhor, pas tabeles perfundimtare te rezultateve nga ana e KZAZ (KQZ-ja ne rolin e KZAZ per Bashkine e Tiranes). Partia Socialiste ne vitin 2009 kerkoi vetem rinumerimin e te gjitha votave, pa paraqitur ndonje deshmi dhe pa kerkuar te administroje si deshmi, vota eventualisht te kontestuara, te cilat mund te gjendeshin brenda kutive te votimit. Pasi Kolegji Zgjedhor e hodhi poshte kerkesen e Partise Socialiste si te pabazuar ne ligj, komisioneret e saj ne KQZ votuan per certifikimin e rezultatit. Vetem dy muaj me vone Partia Socialiste kerkoi shqyrtimin e te gjitha votave, shume kohe pasi kishte skaduar afati i ankimimeve sic parashikohet ne ligj. Ne vitin 2011, Partia Socialiste perseri nuk ndoqi rrugen e procesit ligjor, duke deklaruar fitoren bazuar ne perfundimin e numerimit te kutive per kryetarin e bashkise, perpara se te paraqitej ndonje ankese dhe perpara se KQZ-ja, qe vepronte ne rolin e KZAZ-se per Bashkine e Tiranes, te publikonte tabelen perfundimtare te rezultateve. Serish Partia Socialiste nuk ka kerkuar shqyrtimin dhe rinumerimin e votave te kontestuara, por i ka kerkuar KQZ-se, qe te shpalle fituesin bazuar ne nje rezultat paraprak jozyrtar.

Perpjekjet duhet te vazhdojne, fillimisht rasti i Tiranes duhet zgjidhur ne menyre paqesore, te civilizuar, dhe mbi baza ligjore. Vendimi i Kolegjit Zgjedhor ketu eshte shume i rendesishem. Por i rendesishem eshte edhe disiplinimi i aktoreve politike. Duhet te marrin fund fyerjet e dyanshme nga kreret e te dyja kampeve, por edhe kercenimet e zemeruara per revolta popullore. Te dyja keto menyra nuk e projektojne rrugen e se ardhmes per Shqiperine.

Posted by fatmir on 05:37. Filed under , , . You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0

0 commenti for Ankesa e PD, ku ndryshon nga ajo qe beri PS me 2009

KOMENTO

Lajmet e fundit

Komentet e fundit

Lajme BOX1