dailyvideo

PS: Zgjedhjet mund të shpëtohen vetëm nga Komisioni i Venecias

Partia Socialiste ka paraqitur faktet që sipas saj dëshmojnë manipulimin e rezultatit të zgjedhjeve për Bashkinë e Tiranës. Deputeti i PS-së Blendi Klosi ka denoncuar mos rakordimin e numrit të votuesve me fletët e votimit të gjetura në kuti, ku në shumë raste rezultojnë më shumë fletë votimi se sa zgjedhës. Gjatë deklaratës për shtyp Klosi u shpreh se PS mirëpret sugjerimin e ndërkombëtarëve për marrë asistencën e Komisionit të Venecias lidhur me debatin për fletët e kontestuara apo të hedhura në kutitë e gabuara.


"Mirëpresim propozimin e bërë nga përfaqësues të lartë të politikës europiane për përfshirjen e Komisionit të Venecias në përpjekjen për ti shpëtuar zgjedhjet e 8 majit nga qorrsokaku ku i ka futur Saliu me Ristanin dhe për të dhënë opinionin e kualifikuar e të pakorruptueshëm juridik lidhur me të ashtuquajturat vota të hedhura gabim. Të cilat janë konsideruar të pavlefshme në të gjithë Shqipërinë dhe u bënë të vlefshme kur loja mbaroi, në kohën shtesë të imponuar nga Saliu, jo për të dëgjuar zërin e çdo qytetari po për ta pushtuar edhe Tiranën siç pushtoi Shqipërinë në vitin 2009 duke shkelur mbi vullnetin e qytetarëve", tha Klosi.


Sugjerimin për marrjen e një ekspertize më të kualifikuar ligjore dhe të balancuar e ka propozuar Eduard Kukan, kreu i delegacionit për Ballkanin Perëndimor në Parlamentin Evropian.

Posted by fatmir on 22:05. Filed under , , , . You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0

0 commenti for PS: Zgjedhjet mund të shpëtohen vetëm nga Komisioni i Venecias

KOMENTO

Lajmet e fundit

Komentet e fundit

Lajme BOX1