Berisha: Paketë për rritje rrogash e pensionesh
TIRANË- Kreu i qeverisë ka premtuar sot se qeveria do të vijojë me rritjen e rrogave dhe pensioneve, për përmirësimin e cilësisë së jetës së shqiptarëve. Në mbledhjen e grupit parlamentar të PD-së, Berisha ka deklaruar se qeveria e ka gati paketën për rritjen e rrogave.
“Ne morëm angazhimin e paprecedentë në historinë e një vendi për të përmbushur gjatë një mandati 4 vjecar dhe ju jeni dëshmitarë se këto premtime me sakrificë e vëndosmëri i mbajtëm një për një dhe madje i tejkaluam”- tha ai.
Duke kujtuar punën bllokuese të opozitës dhe cilësimin e vendimit për rritje rrogash e pensionesh si kriminal, Berisha deklaroi se në harkun kohor të mandatit të parë cdo fermer që merrte pension 34 mijë lekë, firmosi në fund të mandatit pension 72 mijë lekësh; për katër vjetet e parë cdo arsimtar që shpërbehej me 225 mijë lekë në muaj, në fund firmosi për mbi dyfishin, cdo infermier që shpërblehej me 125 mijë lekë, në fund mori 320 mijë lekë, cdo mjek që kishte pagë simbolike firmosi për mbi dyfishimin.
“Ne ia dolëm që me këtë politike humane sociale, e cila ndikonte direkt në xhepat dhe llogarinë familjare të 800 mijë familje, ia dolëm që rrogën mesatare nga 225 mijë ta kalojmë në 520 mijë dhe kjo është arritje e madhe për vendin”- tha ai.
Berisha u beri me dije ministrave se buxheti do te riformulohet, por synimi per mbajtjen e borxhit ne te njejten shifer do te jete i pakompromis. Sipas tij, borxhi do te jete ne shifren aktuale deri ne vitin 2013, e pas ketij viti deri ne 2017 do te behet ulja e borxhit.





