dailyvideo

“Zhduken” Currilat, plazhi tradicional i durrsakëve

Plazhi i vjetër që frekuentohej nga shumë qytetarë durr-sakë në zonën e Brrylit deri në Currila, tashmë nuk ekziston më.Në vendin që dikur qytetarë të shumtë kishin krijuar plazhin e tyre tradicional, sot sheh pirgje pa fund me inerte dhe mbeturina të llojeve të ndryshme. Në vendin ku përfundojnë lokalet e shumta, përfund shëtitores “Taulantia” një shesh i krijuar duke mbushur detin me materiale inerte, duket se është vënë në funksion të vazhdimit të shëtitores, por kjo gjë ka zhdukur në fakt plazhin që ndodhej në këtë zonë. Shumë prej banorëve të Lagjes 1 shprehen me keqardhje për këtë gjë, pasi banorët e vjetër të Durrësit këtë plazh e kanë pasur mjaft të frekuentuar. Nga ana tjetër, pothuajse farë pranë detit vazhdon ndërtimi i pallateve, ndërsa banorët shprehen se sheshi i sapokrijuar për vazhdimin e shëtitores “Taulantia” me destinacion deri tek “Aragosta” është bërë enkas për ndërtimin e një pallati të ri. Hapësirat e dikurshme pothuajse po zhduken pak nga pak, ndërsa plazhi i vjetër tashmë gjendet vetëm në kujtesën e banorëve më të vjetër. Banorët fajësojnë Bashkinë për gjendjen e krijuar, e cila me lejet e shumta të ndërtimit që ka dhënë në zonën afër bregdetit, ka bërë që gjithçka të zihet nga ndërtimet shumëkatëshe, duke mos krijuar asnjë hapësirë të gjelbër apo ambiente argëtimi për banorët. Zona e plazhit të vjetër funksiononte edhe si vend për shëtitje mbrëmjeve të verës. Banorët e Lagjes Nr. 1, e cila përfshin blloqet e pallateve paralel me shëtitoren, si dhe ato që shkojnë drejt vilës së Zogut, tashmë janë gjendur përballë ndryshimeve të reja, pa pasur mundësi që të dëgjohet zëri i tyre. Disa muaj më parë, Agjencia Rajonale e Mjedisit bllokoi investimin e Bashkisë për zgjatimin e shëtitores “Taulantia” me destinacion deri tek “Aragosta”. Shkak i bllokimit u bë mungesa e lejes mjedisore, por më shumë, në vendimin e ARM-së ka ndikuar ndërhyrja e firmës zbatuese të punimeve në det. Krijimi i një sipërfaqeje të madhe në det duke mbushur këtë të fundit me inerte është i paligjshëm, pavarësisht qëllimit se përse është bërë kjo ndërhyrje. Strategjia e Bashkisë së Durrësit për vijën bregdetare është përmbledhur në një studim që është promovuar gjatë fushatës elektorale me emrin “Vija e kaltër”, ku midis të tjerash është bërë e ditur se gjatë këtij mandati Bashkia ka si qëllim rehabilitimin total të plazhit të Currilave, duke investuar aty një fond që shkon nga 4-5 milionë euro. Aktualisht, plazhi i Currilave është shumë pak i frekuentuar, ndaj ndotja e tij nga ujërat e zeza dhe inertet e shumta është e dukshme. Sarandë, mbipopullohet plazhi
SARANDE – Pavarësisht nga temperaturat ende të papërshtatshme për të nisur plazhin, sidomos në fundjavë, janë të shumtë sfidantët e motit dhe të ujit ende të pangrohur të detit. Frekuentuesit e detit dhe të rrezeve diellore të kësaj të diele ishin jo vetëm qytetarët sarandjotë, por edhe nga qytete të tjera bregdetare, çuditërisht nga Durrësi apo të ardhur enkas nga emigracioni për sezon pushimesh, për të mos harruar mes tyre edhe të huaj të ardhur në Sarandë fillimisht si vizitorë e për të shkuar deri tek të shijuarit e ujit të detit. “Kam ardhur nga Tirana, sepse më pëlqen vendi, qyteti juaj, natyrisht edhe plazhi. Ka ujë të pastër e të mos harroj edhe qetësinë që gjen këtu tek ju”, thotë një prej pushueseve në Plazhin e Ri. “Kam ardhur nga Greqia, ku prej vitesh jam emigrante. Është mirë këtu, edhe pse duhet më tepër rërë”, thotë një tjetër pushuese. Numri i shumtë i pushuesve që kishin frekuentuar plazhet e qytetit të Sarandës këtë të diel tregon se sezoni do të jetë i mirë dhe se turistë vendës dhe të huaj do të bëhen banorë sezonalë të sezonit turistik Verë 2011. Ka kaluar një muaj nga çelja e sezonit turistik dhe bilanci fillestar tregon se qytetin e Sarandës e kanë vizituar rreth 9 mijë turistë të huaj të ardhur përmes portit të Korfuzit, ndërsa mësohet se rreth 80 mijë ka qenë numri i turistëve vendës që kanë ardhur në Sarandë.   sh.d

DURRES/ LEONIDHA MUSAJ

Posted by fatmir on 23:24. Filed under , , , . You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0

0 commenti for “Zhduken” Currilat, plazhi tradicional i durrsakëve

KOMENTO

Lajmet e fundit

Komentet e fundit

Lajme BOX1