FUNDI I BASTIONIT TE MANIPULIMEVE*
Nga Anila Çobani*
Kam ndjekur séanca te ndryshme te mbledhjeve te KQZ-se dite pas dite ne rastin me te mire,me naivitetin e Arben Ristanit dhe ne rastin me te keq,me fyerjen e inteligjences dhe talljen mizerabel qe i bejne anetaret e maxhorances ne kete komision shqiptareve! Meqenese kam pasur rolin tim aktiv ne kete proces zgjedhor si nenkryetare e komisionit te nje qendre votimi, perfaqesuese e Partise Socialiste, doja t’i kundervihesha me fakte ketij komisioni. Edhe pse nje ze i vetem, mendoj se bej detyren time qytetare dhe perfaqesoj dhe qindra komisionere te tjere,si te majte dhe te djathte ne kete proces zgjedhor. Njesia ku une isha komisionere i perkiste zones zgjedhore 54 per njesine 10, e cila nuk e di pse kohet e fundit ka marre atributet e nje bastioni te se djathtes, per arsyen e vetme pse aty ekziston nje rrugice e emertuar vitet e fundit si rrugica e Bogdaneve, e pse aty jeton dhe militon deputeti i Partise Demokratike, Gert Bogdani. Historia e zgjedhjeve te kesaj njesie ka treguar ne vite krejt te kunderten, qe jo vetem nuk eshte bastion i te djathtes, por aty jetojne qytetare qe i perkasin forcave te ndryshme politike, por qe prirja e votuesve ka qene majtas.
Meqenese ishte hera e pare qe une merrja pjese si perfaqesuese ne keto komision, dua te jap refleksionet e mia dhe te tregoj qe kjo njesi nuk eshte bastion i se djathtes. Qe ne marrjen e materialeve zgjedhore, nje nate perpara dites se votimit, u perdoren oret e tejskajshme te mbremjes per t’i terhequr keto materiale zgjedhore dhe per te bere gati qendrat e votimit. Shkolla Avni Rustemi, sic ka ndodhur ne keto zgjedhjet e fundit, ishte blinduar me forca te shumta policore te cilat te jepnin pershtypjen e nje stervitje ushtarake-policore sesa te nje qendre votimi ku te nesermen do te votonin qytetare te lire te nje vendi te lire. Gjithsesi, diten e neserme votimi filloi korrekt duke pasur mosmarreveshje te vogla me komisioneret e Partise Demokratike. Ne ora 14:00, perfaqesuesi i KQZ-se, i cili me pas u be aktiv dhe mori rolin e nje drejtuesi te qendres se votimit, beri nderrimin e kryetarit te komisionit, perfaqesues i Partise Demokratike me nje person tjeter, punonjes i administrates publike, i ngarkuar per te prishur procesin ne kete qender votimi. Pas marrjes se detyres te ketij njeriu, ne qender filluan te vinin persona qe nuk kishin aspak lidhje me procesin e votimit, kercenonin, fyenin dhe mundoheshin te benin presion psikologjik mbi anetaret e tjere te komisionit, perfaqesues te Partise Socialiste. Te gjitha keto dirigjoheshin me pranine dhe dirigjimin direkt te deputetit te Partise Demokratike, Gerti Bogdanit, i cili me shpuren e tij nuk iu nda per asnje moment deres se qendres se votimit dhe per me keq, rrezikut qe vinte prane kutive ku votohej. Debatonte dhe bente presion psikologjik mbi anetaret e komisionit per gjoja moslejim te njerezve per te mos votuar, por ne fakt synimi ishte krejt tjeter.
Megjithate, ne si komision i Partise Socialiste, megjithese nuk ishim komode pasi ishim dhe minorance ne kete qender votimi, kishim dicka qe na bente te forte dhe te patrysnuar. Kishim ligjin dhe zemren. Ata kishin forcen dhe manipulimin. Na ndanin dy gjera te rendesishme dhe te medha. Se bashku me anetaret e tjere te komisionit ishim te vendosur qe te mbronim deri ne fund ato kuti qe dukshem ishin synimi i kaosit qe krijohej ne emer “te se drejtes se qytetarit per te votuar”. Ne fakt, bashke me qytetaret qe kishin deshire te votonin, ishte shpura e kapur nga paniku e Gerti Bogdanit qe krijuan pakenaqesi dhe irritim edhe tek qytetaret qe kishin zene rradhen per te votuar.
Ne ora 19:00 te mbremjes, sic e parashikon dhe kodi, dera e shkolles jo vetem qe nuk u mbyll, por aty filluan te krijoheshin levizje te cartura per te krijuar idene se kishte shume qytetare qe donin te votonin. Komisioni i qendres se votimit gjithmone me iniciativen e perfaqesuesve te Partise Socialiste kerkonte vendimmarrje qe hidhej poshte nga perfaqesuesit e Partise Demokratike per te kerkuar ndihme nga perfaqesuesit e rendit per te vene rregull jashte qendres se votimit. Asgje nga keto nuk u be sepse gjithcka ishte e pergatitur per te realizuar planin A, B, apo ZH! Asnje nga keto plane nuk arriti te realizohej. Qytetaret qe kishin te drejte vote (pervec atyre qe kishin votuar nga nje here dhe qe mbanin ison e deputetit apo te zhurmaxhiut), votuan deri ne oren 00:00 fale sakrifices se komisionereve te Partise Socialiste te cilet iu dhane mundesine te gjithe qytetareve te votonin, fale edhe mbeshtetjes dhe pranise se vezhguesve te OSBE/ODIHR apo vezhgueses se Komisionit te Helsinkit. Theksoj se kjo qender si asnjehere tjeter kishte ne listen e saj 1380 votues! Megjithate, ne numerim rezultoi se Partia Demokratike, kandidati i Partise Demokratike mori 95 vota me shume, kur pritshmeria ne kete kuti ishte tek 300 votat!
Pra, vendosmeria ne zbatimin e ligjit dhe zemra e komisionereve socialiste beri qe kjo qender te mos quhet me bastion i se djathtes, por ish-bastioni i manipulimeve. Edhe per sa i perket numerimit te fleteve te votimit, te gjithe komisioneret ishin trajnuar qe fletet qe nuk i perkisnin kutise perkatese, ishin te pavlefshme dhe duhet te konsideroheshin si te tilla, se pasi mbyllej numerimi i nje kutie, normalisht qe ato flete s’mund te fluturonin ne kutite e numeruara ore me para, dhe vete KQZ-ja ne materialet zgjedhore kishte zarfin perkates per keto flete. Gjithsesi, une sot ju jap zemer anetareve te Kolegjit Zgjedhor dhe iu them qe nuk ka force te mposhte nje njeri, aq me shume nje perfaqesues te ligjit kur ka me vete 2 gjera shume te rendesishme, ligjin dhe zemren, e mbi te gjitha ardhmerine e kombit. Shqiperia nuk duhet te jete me vendi i bastioneve. Shqiperia duhet te jete vendi i bashkejeteses te se majteve dhe te djathteve, ku deputeti te flase me gjuhen e ligjit dhe me zemer per popullin dhe jo per interesat e partive politike ne qendrat e votimit.
*Autorja ka qene komisionere ne KZAZ e zones Nr 10

Gazeta Tema



