dailyvideo

SALIU si diktatorët

20 vjet kriza për kolltukun e tij, 1 muaj trazira për karrigen e “kollovar” LULIT

Katër momente dramatike, ka përjetuar e ka përballuar dhimbshëm Shqipëria në historinë e saj të 100 viteve të fundit: Copëtimin e trojeve në 1913-ën, 5.5 vitet me pushtim fashist-nazist, 46 vjet sundim me totalitarizëm komunist dhe 20 vjet me sundim politik e qeverisës “SALI”. Në 1913, pasoja ishte kjo: Shqipërisë iu grabitën trojet nga fqinjët, duke zvogëluar hartën dhe popullsinë. Në pushtimin fashist-nazist, pasoja ishte kjo: Futja dhe mbajtja e vendit në mos zhvillim e në gjendje lufte. Në regjimin komunist, pasoja ishte kjo: Ndërtim shoqërie të mbyllur e të varfëruar, të izoluar nga bota. Në sundimin politik e qeverisës “SALI”, pasoja vazhdon të jetë kjo: 20 vjet kriza politike, situatat e rënda sociale-ekonomike, trazirat fizike, shkatërrimi i institucioneve, shkatërrimi i demokracisë dhe bllokimi integrimit të vendit në BE. Këto katër momente dramatike, kanë treguar se Shqipëria sa shpëtonte nga një fatkeqësi, binte në “kthetrat” e një fatkeqësie tjetër. Psh, sa shpëtoi nga ndarja dhe grabitja e trojeve etnike, vendi ra në duart e pushtetit mesjetar zogist, mandej në pushtimin fashist e nazist. Sa shpëtoi prej tyre, Shqipëria ra në duart e pushtetit komunist. Sa shpëtoi nga “duart” e diktaturës, ra në “kthetrat” e sundimit neo-komunist të pushtet-politikës së Sali Berishës.
Ndërsa diktatura fashiste e pushtoi Shqipërinë për ta bërë koloni ekonomike, pushteti komunist e përdori si popull-kolon, duke e mbajtur me varfëri e izolim të popullatës. Ndërsa sundimi SALI, po e shfrytëzon Shqipërinë, si koloni-pronë ekonomike e financiare të pushtet- bandës së tij politike-qeverisëse, klanore e familjare. Madje sundimi “SALI” është edhe si fatkeqësia e parë e 1913-ës, duke vijuar aneksimin fizik të trojeve ekzistuese shqiptare, me pazar-shitjen e hapësirës kombëtare detare tek Grekët. Ndërsa nga dy sundimet fashist-naziste dhe ai komunist, kemi shpëtuar 66 e 20 vjet më parë, nga sundim-pushtimi “SALI” kemi 20 vjet që vuajmë barbarisht. E keqja “SALI”, po vazhdon të sundoj, duke ardhur e qëndruar në pushtet me vjedhje votash, me mashtrime, me krime ekonomike-financiare, me mafie qeveritare-familjare, me vrasje opozitarësh dhe dhunë shtetërore ndaj çdo lëvizjeje demokratike, që kërkon largimin e tij nga pushteti. Nuk është aspak e vështirë, që në politikë-sundimin dhe figurën SALI, të evidentosh karakteristikat tipike, që ka çdo pushtet-dhune, çdo regjim diktature, çdo qeverisje mafioze. Profili i Sali Berishës në këto 20 vite është “skicuar” me 6 tipare dalluese me fizionomi e përmbajtje tipike “DIKTATURË”, në raport me vendin, popullin, politikën dhe pushtetin.
1. Tipari i parë. Nepsi i Saliut për të marrë pushtet, u manifestua hapur gjatë 8 viteve të opozitës 1997-2005. Në këto vite “karantinë”, i futur me të drejtë nga shqiptarët e ndërkombëtarët, pas djegies së Shqipërisë prej pushtet-rrumpallës e qeverisjes së tij krim, Saliu ka “shkulur” Tiranën me ulërima rrugësh nëpër mitingje që zhvilloheshin me tre turne e me “bukë me vete”. Nuk kishte ditë, që “rezervistët” militantë të PD, të mos sulmonin fizikisht institucionet shtetërore. Nëse do të kishin “gojë” ndërtesat e ministrive, të kuvendit e të kryeministrisë, do të rrëfenin se sa tonelata vezë, domate, gurë e predha janë hedhur mbi fasadat e tyre në emër të “demokracisë SALI”, që në fakt ishin sulme e dhunë në emër të nepsit “SALI” për pushtet. Kulmi i kësaj dhune e politike rruge ishte 14 shtatori 1998, kur SALIU në krye të një batalioni kriminelësh me e pa mandate politike, iu vërsul shtetit me armë, zjarre e tanke për ta uzurpuar forcërisht. Vetëm parti dhe liderë juntash organizojnë lëvizje të tilla të dhunshme. SALIU e ka si profil të vetin këtë tendencë ardhjeje në pushtet.

2. Tipari i dytë. Natyra deri kriminale e Saliut për të mbajtur e për të mos lëshuar pushtetin. Kjo pamje agresive me pasoja të rënda për Shqipërinë dhe shqiptarët është manifestuar nga Saliu në vitin 1997, kur nuk largohej nga pushteti absolut politik, ekzekutiv, juridik, policor, ushtarak, diplomatik, ekonomik e financiar që kontrollonte e shfrytëzonte qysh prej vitit 1992. Këtë tipar dhune e manifestoi dhe në vitin 2009, kur ‘kyçi” votat e vjedhura të opozitës dhe u vuri benzinën, për të mos i zbuluar hajdutërinë me votën. Ekstremin e profilit të tij, si politikan që shkon deri në krim për të mbajtur pushtetin, SALIU e manifestoi në 21 janar 2011, ditën e protestës masive të shqiptarëve kundër pushtetit të tij, ku Saliu vrau 4 shqiptarë nga pozitat e kryeministrit të akuzuar për vjedhjen e votës së lirë, të pasurive kombëtare, të shitjes së territorit të vendit, të instalimit të papunësisë e varfërisë ekstreme, të strukturimit të bandës mafioze në qeverisje e në familjen kryeministrore. Këtë tipar dhune po tregojnë këto ditë dhe SALEHI i Jemenit e GEDAFI Libisë.

3. Tipari i tretë. Saliu krijon qeverisje qendrore e lokale, duke vjedhur pushtetin. Këtë pamje të profilit të tij e manifestoi dhe po e vazhdon me zgjedhjet e 8 Majit 2011, duke masakruar dhunshëm votat e kryebashkiakut të Tiranës. Në vitin 2009, Saliu nuk i hapi kutitë që manipuloi, madje i përvëloi me benzinë votat e opozitës, ndërsa tani i manipuloi dhe po i hap e po i mbyll sipas ‘interes-llogarive” me po atë dhunë pushteti, që ai ka në duar: Me KQZ e me policinë politike. Situatës së krijuar prej turp-krim-skemës “SALI” për vjedhjen e mandatit të kryebashkiakut të Tiranës, i mungon vetëm ndezja dhe hedhja e “fijes së “shkrepëses”, tamam si në viti 1997. Për 10 vota që i duhen, për të bërë fiktivisht, hajdutërisht e forcërisht kryetar bashkie të Tiranës “kollovarin” e tij politik Lulëzim Basha, SALIU e ka kthyer vendin dhe popullin në prag-luftën civile e zjarr-vënien kombëtare të 14 viteve më parë, kur i vuri zjarrin Shqipërisë për të mos ikur nga pushteti.

4. Tipari i katërt. SALIU po sillet me pushtetin si me pronën e tij. Ai nuk ka ndërtuar një qeverisje për vendin, por ka strukturuar një “oborr mbretëror” me princër, me roje ushtarake-policore, me propagandistë, me shërbëtorë, me banda kriminale, me monopole tregu, me rrjete trafiqesh kombëtare ndërkombëtare, me financa e ekonomi të familjes dhe klaneve “SALI”. Është fakt, që qeverisja dhe pushteti në Shqipëri, ligjërisht janë produkt i votës popullore, por praktikisht shfrytëzohen si mundësi pasurimi vetëm prej familjes “SALI” në pushtet dhe prej strukturave të dukshme e të padukshme, që sigurojnë ekzistencën dhe sundimin e “Monarkisë SALI”. Nëse nuk je pjesë biologjike apo gjeografike e familjes në pushtet, ose ortake e saj ekonomike-financiare e pasurore, nuk mund të jesh as qeverisës i thjeshtë, as ligjvënës e as qytetar përfitues të drejtash ligjore sociale, politike, ekonomike. Tamam si pushtet-sundimi i Gedafit, i Ben Ali, i Mubarak, i Saleh etj., etj.,, ku flitet vetëm prej sundimtarit dhe fëmijëve të tij.  

5. Tipari i pestë. Saliu, në çdo lëvizje që ka lidhje me mbajtjen e pushtetit, fut në përdorim privat e banditesk institucionet shtetërore në varësi. Konkretisht, në këto 20 vite, ka qenë dhe mbetet natyrë e tij kryesore sunduese dhe ekzekutive, tjetërsimi në instrument dhune, i këtyre institucioneve. Tamam si diktaturat dhe regjimet junta, SALIU, vë në dispozicion të qëllimeve të sundim-pushtetit të tij policinë e ushtrinë, administratën dhe çdo mjet tjetër publik që zotëron e kontrollon juridikisht. Këtë e dëshmoi këto ditë para e pas zgjedhjeve të 8 Majit 2011. Plotë 10 institucione me në krye Gjendjen Civile Kombëtare e KQZ, të mbështetur nga policia politike e pushtetit, u përfshinë aktivisht dhe hapur në “Operacionin SALI” për të manipuluar votat e për të vjedhur mandatin e pa fituar të kryebashkiakut të Tiranës. Ku veprohet kështu? Natyrisht në regjime e sundime junta. 

6. Tipari i pestë. Kontrolli dhe presioni mbi drejtësinë. Nëse ka sundim-pushtete që e kanë pasur drejtësinë si “organizatë partie”, këta janë ish-pushteti i diktaturës komuniste dhe pushtet-sundimi “SALI”. Të gjithë e dimë, që në regjim-diktaturën SALI të viteve 1992-1997, kryeprokurorët, kryegjyqtarët, kreu i SHIK, kreu i Kontrollit të Lartë të Shtetit, drejtorët e policive e deri tek anëtarët e Gjykatës së Lartë e të Gjykatës Kushtetuese ishin anëtarë kryesie të PD-SALIUT, madje përdoreshin edhe si hajdutë, si komisionerë e numërues votash. Edhe sot, shumë krerë institucionesh të pavarur, gjyqtarë, prokurorë e drejtorë burgjesh, janë anëtarë të kupolës drejtuese të PD. SALIU e ka dhënë provën e uzurpimit të pushtetit të drejtësisë e të presionit fizik, politik, legjislativ dhe ekzekutiv mbi drejtësinë. Kush nuk i është bindur skemave të tij është larguar me dhunë nga drejtësia, ose është sulmuar e kërcënuar. Kështu ndodhi këto ditë me gjyqtarët e Kolegjit Zgjedhor, të cilët fill pas ankimit të PS ndaj rrumpallë-krim-vendimit “Ristani”, pushteti-politiko-policor i ka futur ata prej 10 ditësh në “arrest shtëpie”, duke i mbajtur nën presion psikologjik e dhunim fizik anti-kushtetues. Kjo është metoda “Gestapo”, për të detyruar trupën e gjyqtarëve, që t’i japin 10 votat e vjedhura për kandidat LULIN, në emër të kolltukut të të cilit, SALIU ka 1 muaj që ka përfshirë Shqipërinë në trazira e krizë fizike, politike, qeverisëse, institucionale dhe shoqërore, duke i bllokuar edhe rrugën për pranimin si vend kandidat për në BE. 


Posted by fatmir on 22:28. Filed under , , , . You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0

0 commenti for SALIU si diktatorët

KOMENTO

Lajmet e fundit

Komentet e fundit

Lajme BOX1