Kuzhe “fryn” listën ndaj Bosnjës
Mbrojtja – Tekniku kuqezi i ka kushtuar vëmendje të veçantë mbrojtjes, përderisa ka thirrur tetë mbrojtës, ndërkohë që do luajnë vetëm katër prej tyre (dy e shumta mund të shkojnë në pankinë). Është rikthyer Debatik Curri, i cili vjen nga një dëmtim i gjatë, si dhe Armend Dallku. Mbrojtësi i Vorskla Poltavës nuk ishte në takimin ndaj Bjellorusisë për shkak kartonësh, ndërsa pritet që të zërë vend në formacionin titullar në krahun e djathtë të mbrojtjes. Ndërkaq, me gjasë mëngjarashi i Karabakut, Ansi Agolli, do të spostohet në mesfushë, duke i lënë vendin në repartin difensiv, Kristi Vangjelit.
Sulmi – Duke qenë një ndeshje mjaft e rëndësishme për fatet e kualifikimeve të skuadrës sonë, parashikohet se Kuzhe në Bosnjë do të luajë me një sulmues të vetëm. Por, paradoksi qëndron në faktin se çuditërisht ka grumbulluar 4 sulmues, nga të cilët e shumta një do të ulet në pankinë. Pra, duke marrë të mirëqenë faktin se Bogdani dhe Salihi janë pjesë e formacionit titullar, Elis Bakaj ose Edmond Kapllani do detyrohen të ulen në tribunë. Stërvitjet e Kombëtares, sipas programit të publikuar dje, do të rifillojnë nesër në ora 10:00 dhe në total janë parashikuar shtatë seanca në 5 ditë, si dhe një ndeshje miqësore (kontrolli) me Olimpikun e Tiranës.
Lista e Kombëtares
Portierë: Arjan Beqaj (Ermis Aradipu, Qipro), Samir Ujkani (Novara, Itali), Isli Hidi (Pa skuadër)
Mbrojtës: Andi Lila (SK Tirana), Debatik Curri (Gençerbirligi, Turqi), Armend Dallku (Vorskla Poltava, Ukrainë), Kristi Vangjeli (Aris Selanik, Greqi), Ansi Agolli (Karabak, Azerbajxhan), Admir Teli (Karabak, Azerbajxhan), Lorik Cana (Galatasarai, Turqi), Endri Vrapi (Skënderbeu)
Mesfushorë: Ervin Bulku (Hajduk Split, Kroaci), Altin Lala (Hanover, Gjermani), Klodian Duro (Lask Linz, Austri), Gilman Lika (SK Tirana), Emilian Vila (Dinamo), Ervin Skela (Arka Gdinia, Poloni), Jahmir Hyka (SK Tirana), Gjergj Muzaka (Skënderbeu)
Sulmues: Erjon Bogdani (Çezena, Itali), Hamdi Salihi (Rapid Vjenë), Elis Bakaj (Dinamo Bukuresht, Rumani), Edmond Kapllani (Paderborn, Gjermani).





