dailyvideo

image
Në pranga edhe 7 persona te tjere që shoqëronin ish te burgosurin, në zonën e Saukut teksa lëviznin me automjet të blinduar

Ora 19:30/ Policia ka njoftuar për arrestimin e Emiliano Shullazit, një personi me precedent penalë dhe të dënuar madje por i liruar nga burgu vetëm pak kohë më parë.
Po sipas policisë, Shullazi ka qenë i shoqëruar nga disa persona të tjerë në një makinë të blinduar në zonën e Liqenit të Thatë, në Sauk. Ndërsa brenda automjetit të blinduar janë gjendur armë, thika dhe lëndë narkotike, të cilat bashkë me një automjet tjetër jane vendosur nën sekuestro. I njëjti person, i denoncuar nga Partia Socialiste për prishjen e një aktiviteti elektoral në njësinë bashkiake numër 7, u arrestua nga policia por mesa duket ka rifituar sërish lirinë, për arsye që nuk janë bërë publike nga ana e uniformave blu. Shullazi jeton në të njëjtin pallat me kandidatin socialist për këtë njësi, Erion Koka, të cilit disa ditë më parë iu vendos një sasi tritoli në derën e banesës.


Posted by fatmir on 00:21. Filed under , , , . You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0

0 commenti for

KOMENTO

Lajmet e fundit

Komentet e fundit

Lajme BOX1