dailyvideo

Qeveria, gati paketën për rritjen e pagave dhe pensioneve

Qeveria është duke përgatitur paketën e rritjes së rrogave dhe pensioneve. Lajmi u konfirmua nga shefi i ekzekutivit Sali Berisha në mbledhjen e grupit Parlamentar të Partisë Demokratike sot në mesditë.

Berisha tha se rritja e pagave dhe pensioneve është një premtim që qeveria po mban ndaj qytetarëve. “Rritja e pagave dhe pensioneve ka qënë shtylla kryesore e qeverisë së kësaj mazhorance që nga ardhja e saj në pushtetet në 2005 ndërsa shtoi se ajo do të vijojë të mbetet objekti i punës së qeverisë për aq kohë sa shqiptarët do ta votojnë. Rritja e rrogave dhe pensioneve apo ndihmës ekonomike përbën shtyllën kryesore të programit të Partisë Demokratike dhe aleatëve të saj. Përbën njëkohësisht faqen e njerëzishme, fytyrën njerëzore të sistemit që ne ndërtojmë. Dua të kujtoj këtu se në vitin 2005 ne gjetëm një sistem rrogash dhe pensionesh ndër më të papërshtatshmit për qytetarët shqiptarë. Gjetëm një sistem pagash i cili ishte ndërtuar fund e krye mbi filozofinë e bllokut ku më kryesorët paguheshin 30 fishin apo 25 fishin e punëtorit të thjeshtë që merrte 4 dollarë në muaj”- u shpreh kreu i qeverisë.

Ai gjithashtu kërkoi që të mos lejohet rritja e borxhit publik deri në vitin 2013 ndërsa shtoi se gjatë mandatit tjetër do të behet e mundur edhe ulja e tij.

Duke kujtuar punën bllokuese të opozitës dhe cilësimin e vendimit për rritje rrogash e pensionesh si kriminal, Berisha deklaroi se në harkun kohor të mandatit të parë çdo fermer që merrte pension 34 mijë lekë, firmosi në fund të mandatit pension 72 mijë lekësh; për katër vjetet e parë çdo arsimtar që shpërbehej me 225 mijë lekë në muaj, në fund firmosi për mbi dyfishin, çdo infermier që shpërblehej me 125 mijë lekë, në fund mori 320 mijë lekë, çdo mjek që kishte pagë simbolike firmosi për mbi dyfishimin.

“Ne ia dolëm që me këtë politike humane sociale, e cila ndikonte direkt në xhepat dhe llogarinë familjare të 800 mijë familje, ia dolëm që rrogën mesatare nga 225 mijë ta kalojmë në 520 mijë dhe kjo është arritje e madhe për vendin”- theksoi Berisha.

Posted by fatmir on 22:33. Filed under , , , . You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0

0 commenti for Qeveria, gati paketën për rritjen e pagave dhe pensioneve

KOMENTO

Lajmet e fundit

Komentet e fundit

Lajme BOX1