SATIRE/ Çiljeta bashkohet me princin e saj blu në Londër. Berisha: Çili po na braktis në një moment të vështirë
Anëtarja voluminoze e Këshillit Kombëtar të PD, Çiljeta mesa duket ka vendosur të lërë Shqipërinë dhe ti gjendet pranë të dashurit të saj Aleksandrit i cili jeton ne Londër. Çiljeta e njohur për këngën “Oh sa kam votën e mirë” u angazhua në politikë menjëherë pasi u frymëzua nga një fjalim i Berishës.
“Meqenëse Shqipëria më në fund u bë blu, atëherë misioni im mbaroi. Unë i dhurova qeverisë dhe partisë time të gjitha frytet e mia” u shpreh Çiljeta duke shtuar se ka ardhur koha ti kushtohem dashurisë së saj, princit blu pasi princat me ngjyra të tjera jashtë koalicionit nuk ja lejon Kushtetuta.
Kryeministri Berisha me të mësuar këtë lajm ka dalë në një konferencë për shtyp duke deklaruar se Çiljeta po braktis PD pikërisht në kohën që demokracisë i duhen të gjithë njerëzit e mundshëm.
“Ikja e Çiljetës është fatkeqësia më e rëndë për Partinë dhe Këshillin tim Kombëtar” deklaroi Berisha.
“Garantoj ndërkombëtarët se udhëtimi i Çiljetës drejt Londrës do të realizohet brenda standarteve. Madje edhe veshja e Çilit do të jetë transparente” tha Berisha duke i mbajtur lotët që të mos i lagnin antiplumbin poshtë këmishës.
Kryeministri i bëri thirrje 2 milion fansave të Lulit ta mbanin veten dhe ta kthenin dhimbjen në forcë dhe të mos jepnin shenja dobësie para Edvin Ramës.
“Megjithëse pa Çiljetën do të jetë e veshtirë, mendoj se ka ardhur koha ti vëmë gjoksin punës sepse puna do by..thë” ishin fjalët me të cilat Berisha mbylli konferencën.
*keshilliministrave.org

Gazeta Tema



