dailyvideo

Bankat në gjykatë, kërkojnë sekuestrimin e 296 pronave


TIRANË- Gjykatat po bëhen çdo ditë e më shumë dera ku bankat trokasin më shpesh për të rimarrë mbrapsht paratë e investuara nëpërmjet kreditimit tek individët apo bizneset. Rritja e kredive me probleme, ku kredimarrësi nuk paguan për paratë e marra po detyron bankat të frekuentojnë më shpesh gjykatat për të kërkuar sekuestrimin e pasurisë së kredimarrësit dhe nëpërmjet shitjes së tyre, të mund të rimarrin paratë. Paditë e tilla kanë shënuar një rritje të ndjeshme gjatë muajve të fundit, duke bërë që gjykatat t'iu kushtojnë një pjesë të mirë të aktivitetit të përditshëm shqyrtimit të kërkesave të bankave për sekuestrimin e pasurive, apo siç quhet në fjalorin juridik, lëshimin e urdhrit të ekzekutimit mbi kolateralin.


Nga një vëzhgim i bërë në çështjet që shqyrtohen nga Gjykata e Shkallës së Parë në Tiranë, në lidhje me kërkesat për lëshimin e urdhrave të ekzekutimit, mësohet se deri të premten pasdite, në këtë gjykatë janë regjistruar jo pak por plot 296 kërkesa për sekuestrimin e pasurive të kredimarrësve, individë apo biznese. Këto janë të dhëna të realizuara vetëm përgjatë periudhës kohorë 1 deri në 27 maj. Në total, përgjatë kësaj periudhe, në gjykatën e Tiranës janë regjistruar 502 dosje me objekt lëshimin e urdhrit të ekzekutimit, ku pjesa më e madhe e tyre kanë të bëjnë me sekuestrim pasurie.


Pjesa më e madhe e kredive janë të mbuluara me kolateral, ku nëse bëhet fjalë për blerje shtëpie në shumicën e rasteve është ajo që lihet peng duke mundësuar lëvrimin e parave. Të dhënat tregojnë se në jo pak raste, krahas pasurive të tjera të paluajtshme si tokë arë apo truall, kërkohet edhe sekuestrimi i shtëpisë duke i renë kështu fort alarmit të një tjetër problemi social, atij të strehimit. Në databazën e Gjykatës së Tiranës gjenden një numër i madh individësh dhe biznesesh, të cilët fillimisht janë treguar të rregullt me shlyerjen e detyrimeve, por në pamundësi për të paguar, më pas janë futur në listën e kreditorëve problematikë.


Të paktën përgjatë dy viteve të fundit, numri i kërkesave për sekuestrim pasurie nuk kishte arritur në shifra të tilla çka pasqyron faktin se apeli i Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë pak ditë më parë para Komisionit të Ekonomisë në Kuvend për përshpejtimin e këtyre procedurave në mënyrë që bankat të kenë mundësi të marrin sa më shpejt mbrapsht paratë e investuara, nuk ishte i rastësishëm. Në fjalën e tij, Fullani do të kërkonte marrjen masave të menjëhershme në këtë drejtim në mënyrë që bankat të kenë mundësi reale për të vijuar aktivitetin e tyre kreditues. "Ekzistojnë mundësi për sistemin bankar dhe financiar, si për sa i përket regjistrimit të kolateralit, bazë është ligji për tokën si dhe ekzekutimi i kolateralit, i cili është bërë një problem madhor dhe kërkon ndërhyrje të rëndësishme strukturore. Nëse bankat nuk zbatojnë ekzekutimin e kolateralit merr fund aktiviteti kreditues i tyre. Bankat, investitorët dhe tregu duhet të jenë të qartë që kur t'i vepron dhe le diçka peng për të marrë kredi në bankë, ai ekzekutohet në kushtet e mosrealizimit të huadhënies ", - do të shprehej ai.


Në thelb, lëshimi i urdhrit të ekzekutimit apo sekuestrimi i kolateralit është një procedurë rutinë ku në shumicën dërrmuese të rasteve gjykata vendos në favor të bankës, pasi në kontratën e kredisë, kredimarrësi ka pranuar një zgjidhje të tillë përfundimtare, në rast të pamundësisë së tij për të paguar. Pas vendimit të gjykatës, prona kalon nga kredimarrësi në emër të bankës. Në këtë rast është Hipoteka ajo që bën kalimin, procedurë e cila zakonisht duhet të zgjasë jo më shumë se 10 ditë nga data e marrjes së vendimit të formës së prerë nga gjykata, por në realitet kalimi i pronësisë nga kredimarrësi tek banka mund të zgjasë edhe me muaj.


Bankat
Sekuestrimi i pasurisë, hapi i fundit për të rimarrë investimin


Pasi e ka kaluar në emër të saj pronën e sekuestruar, veprimi i parë është rivlerësimi dhe nxjerrja e saj në shitje për të rimarrë mbrapsht paratë e investuara. Gjithandej gjenden lajmërime të bankave të ndryshme tregtare në vend për nxjerrjen në shitje të apartamenteve, trojeve apo toke arë. Megjithatë, rimarrja e parave në vlerën e fillestar është thuajse e pamundur pasi nga kërkesa për sekuestrimin e pasurisë deri tek shitja e pronës duhen kaluar një mori procedurash, të cilat kanë kosto shtesë. Në këto kushte, bankat janë më tepër të prirura për të bindur apo gjetur mundësitë që kredimarrësi të paguajë se sa të marrin masën e sekuestrimit të pasurisë.


Kreditë e këqija arrijnë në 14.7 për qind
Rritja e kërkesave të bankave për sekuestrimin e pasurisë së kredimarrësve që nuk paguajnë po ecën në kah të njëjtë me shtimin e kredive me probleme. Shoqata e bankave raporton për një nivel deri në 14.7 për qind të kredive me probleme përgjatë tre mujorit të parë të këtij viti duke paralajmëruar kështu një rritje të mëtejshme të kërkesave për sekuestrim pasurish gjatë muajve në vijim. Përkundër kësaj, sipas të dhënave të raportuara po nga bankat, deri në fund të kësaj periudhe, niveli i kredive të konsideruara të humbura duke mos pasur asnjë shpresë rikuperimi ka arritur në 22.7 miliardë lekë me një rritje prej rreth 3 miliardë lekë krahasuar me tre mujorin e fundit të vitit të shkuar.





Posted by fatmir on 23:30. Filed under , , . You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0

1 commenti for Bankat në gjykatë, kërkojnë sekuestrimin e 296 pronave

  1. Anonimo

    Përshëndetje,
    Duke kërkuar për një kredi të mirëfilltë ?, a keni nevojë për para për të filluar një biznes apo për të përmirësuar financat tuaja, a jeni refuzuar nga bankat apo institucionet e tjera financiare. Kërkoni më shumë, znj. Ivana Majdandzic, një huadhënës privat i huasë është këtu për t'i bërë të gjitha problemet tuaja financiare një gjë të së kaluarës. Unë jam një huadhënës i besueshëm, i besueshëm dhe transparent i cili ofron të gjitha llojet e kredive në çdo shumë me një normë interesi të ulët dhe të përballueshëm prej 2% dhe unë do të jem i lumtur dhe i gatshëm t'ju ofroj një hua sot për më shumë informata na kontaktoni përmes Email në {ivanamajdandzic9@gmail.com}.
    Faleminderit.

KOMENTO

Lajmet e fundit

Komentet e fundit

Lajme BOX1