Manjani: Qytetaret e Tiranes e nxoren Ramen ne opozite
Levizja Socialiste per Integrim, i ka cilesuar akuzat e Partise Socialiste per zgjedhjet si hakmarrje te kryesocialistit Edi Rama, per humbjen e tij ne Tirane. Sekretari per Ceshtjet Ligjore dhe Zgjedhore ne LSI, Ylli Manjani tha dje ne nje deklarate per mediat se qytetaret e nxoren per here te pare Ramen ne opozite ne kryeqytet. "124.786 zgjedhes te bashkise Tirane, kane vendosur te nxjerrin ne opozite, per here te pare zotin Edi Rama. Ky fakt i njohur publik, bashke me terbimin personal te zotit Rama, ka nxitur edhe drejtuesit e tjere te PS ne nje beteje per prishjen e procesit zgjedhor",-tha dje perfaqesuesi i LSI-se. Manjani shtoi se pjese e kesaj strategjie ishte dhe hedhja e idese per perseritjen e zgjedhjeve ne kryeqytet. "Shpresa e tyre e vetme eshte qe t'i imponohen publikut, institucioneve dhe opinionit nderkombetar me tezen e perseritjes se zgjedhjeve. Domethene, eshte njesoj sikur Manchester United te kerkoje perseritjen e ndeshjes finale te mbremshme vetem sepse e humbi", u shpreh Manjani. Eksperti ligjor i LSI-se ka hedhur poshte dhe pretendimin per mos rakordimin e numrit te fleteve te votimit. Fletet qe kane dale teper, sipas tij, mungojne ne kutite e votimit per kryetar te bashkise. "Ne rastin e bashkise Tirane gjetja e fleteve te votimit ne kutine e gabuar e sqaron me se miri perrallen e mos rakordimit te shifrave, te cilen nuk e beson as vete Rama. Eshte e vertete qe fletet e votimit te gjetura ne kutine e gabuar jane teper per kete te fundit, por eshte gjithashtu e vertete, se po te njejtat flete jane manget ne kutine e duhur. Por PS-se nuk i intereson kjo e fundit, sepse ne fakt nuk i intereson vota e qytetareve, por vetem fitorja e kryetarit",-tha dje ai. Manjani ka theksuar se fletet e votimit kane garancine me te larte ne vend. Madje, ai ka permendur dhe nje element shtese sigurie qe u eshte vendosur fleteve per kryetar bashkie ne Tirane, me kerkesen e nenkryetares se KQZ-se, Deshira Subashi. "Ka edhe nje fakt tjeter, qe as Rama e as Ruci nuk e permendin qellimisht. Fleta e votimit eshte dokument zyrtar shume i mbrojtur. Pervec elementeve te sigurise qe parashikon Kodi Zgjedhor, kete here me kerkesen e PS, KQZ i dha te drejte Kryetarit dhe Nenkryetares, kjo e fundit e deklaruar haptas ne favor te z. Rama, te vendosin nje shenje te fshehte ne fleten e votimit. Per asnjeren nga fletet e numeruara nenkryetarja nuk e kontestoi mungesen e shenjes qe e di vetem ajo",-tha dje Manjani. Ai eshte ndalur dhe ne argumentet ligjore te opozites ne lidhje me rezultatin ne Tirane. "Nuk ka asnje lloj vaji dhe as uthulle qe te beje te gelltitshme poziten groteske te z. Rama dhe te drejtuesve te lodhur te PS. Dje degjuam teorine tjeter, sipas se ciles meqe numri i votave eshte me i madh se numri i votuesve, zgjedhjet jane te papranueshme dhe se per kete fakt fajin e ka KQZ", tha ai. Manjani ka shtuar se "te gjitha mandatet qe gjate ketyre 20 viteve kane fituar si Ruci ashtu edhe Rama, ka pasur mosperputhje te numrit te zgjedhesve qe kane votuar me numrin e votave te gjetura ne kuti. Ne keto zgjedhje, ky mos rakordim eshte qartesisht i reduktuar". Ai shtoi se gjithe ky formulim argumentesh per rezultatin eshte bere jashte institucioneve dhe mund te cilesohet si nje "thike qe zoti Rama kerkon te ngule, me deshperim ne shpinen e procesit zgjedhor".
Apeli
Perfaqesuesi i LSI-se ka kerkuar nga kreu i opozites qe pranoje rezultatin. "Deshirojme te ftojme z.Rama dhe te tjeret rreth tij, te qetesohen dhe te pranojne rezultatin e zgjedhjeve ne Tirane dhe gjithe Shqiperine. Te pranojne faktin se kryetari i PS-se doli ne opozite per here te pare dhe t'i kthehen jetes institucionale ne kete vend. Kushdo qe ka nje problem ben mire t'i paraqese para institucioneve. Te tjerat jane pallavra qe harrohen shpejt!",-tha Manjani. Ai shtoi se qytetaret e vendit "nuk ia kane per borxh, as Rames e askujt tjeter perbuzjen e vullnetit, qe e shprehen qetesisht, paqesisht dhe demokratikisht me daten 8 maj".






Përshëndetni të gjithë,
Emri im është zoti Rugare Sim. Unë jetoj në Holandë dhe unë jam një njeri i lumtur sot? dhe i thashë veten time se çdo huadhënës që të shpëtuar mua dhe familjen time nga situatën tonë të varfër, unë do të referohen çdo person që është në kërkim për kredi të tij, ai i dha lumturi për mua dhe familjen time, i ishte në nevojë për një kredi prej € 300,000.00 për të filluar jetën time të gjithë si unë jam një atë të vetëm me dy fëmijët e takova këtë huadhënës ndershëm dhe Perëndinë nga frika kredisë njeri që më ka ndihmuar me një kredi prej 300,000.00 €, ai është një njeri frikë Perëndinë, nëse ju jeni në nevojë për kredi dhe ju do të paguani përsëri kredi, ju lutem kontaktoni ta tregojë atij se (z, Rugare Sim) ju i referohen atij. Kontaktoni Z. Mohamed anim përmes emailit: (arabloanfirmserves@gmail.com)
FORMA E INFORMACIONIT TË APLIKIMIT TË KREDISË
Emri ......
Emri i mesëm .....
2) Gjinia: .........
3) Shuma e kredisë e nevojshme: .........
4) Kredi Duration: .........
5) Vendi: .........
6) Adresa Kryesore: .........
7) Numri i celularit: .........
8) Adresa elektronike ..........
9) Të ardhurat mujore: .....................
10) Profesioni: ...........................
11) të cilat ju bënë këtu aboutus faqe .....................
Faleminderit dhe Best Regards.
email arabloanfirmserves@gmail.com